Kosova

Vazhdojnë pritjet në kufi

Pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Mëdarja janë të ngarkuara edhe këtë të mërkurë.

Pjesa më e ngarkuar e këtyre pikave kufitare është dalja nga Kosova.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 20 deri në 30 minuta. Në dalje pritjet janë deri në 1 orë, përcjell albinfo.ch.

Në pikën kufitare në Merdar për të hyrë duhet pritur 15 deri në 20 minuta. Në hyrje pritjet janë deri në 1 orë.