Maqedonia

Vazhdon ikja e mjekëve nga Maqedonia e Veriut

A do të mbetet pa mjekë MV

Në pesë vjetët e fundit 939 mjekë janë larguar nga vendi, sipas të dhënave nga licencat e lëshuara për të punuar jashtë shtetit. Por, kush do të mbetet të trajtojë qytetarët?

Për këtë arsye shteti do të subvencionojë specializimin për mjekësinë familjare, si stimulim për mjekët e rinj që dëshirojnë të punojnë si mjekë amë dhe si specialistë të mjekësisë familjare pasi interesimi i tyre për këtë fushë është shumë i ulët. Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi se viti 2023 do të jetë viti i mbrojtjes primare shëndetësore, ku parashikohen më shumë fonde për këto mjekë. Për momentin vendit i mungojnë 350 mjekë amë.

“Mjekët amë, për fat të keq, nuk janë të interesuar të punojnë si mjek primar, ndërsa edhe më pak të interesuar janë për të specializuar mjekësi familjare, para së gjithash sepse ajo tanimë është e disponueshme tani vetëm si specializim privat. Konsiderojmë që me subvencionimin e specializimeve nga ana e shtetit do të duan fillimisht të edukohen dhe më pas të punojnë në nivel primar të mbrojtjes shëndetësore. Në mënyrë plotësuese duam të lejojmë që nëpër shtëpitë e shëndetit, posaçërisht me modelin e koncesionimit, siç është tani, të pranojmë mjekë, të cilët do të jenë specialistë dhe do të punojnë si mjekë amë”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.