Lajme
Vetëvendosje: Me ndërrimin e ambasadorëve po shkelet ligji
Vendimi për ndërrimin e ambasadorëve të Kosovës konsiderohet si shkelje e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, thonë të Lëvizjes Vetëvendosje
Po ashtu ata kanë kritikuar ministrinë e Punëve të Jashtme për mungesë të planit për veprim, duke thënë se nuk ka asnjë arsye ligjore për shkarkimin apo zëvendësimin e personave që aktualisht janë në misionet diplomatike të Kosovës.
“Konsiderojmë se ndërrimi i ambasadorëve i propozuar formalisht nga ministria e Punëve të Jashtme dhe në fakt i iniciuar nga kryeministri dhe presidentja, përbën shkelje serioze të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Po ashtu ka arsye etike dhe morale që për disa nga emrat e propozuara të mos procedohet më tutje.”, ka thëne anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Puhie Demaku gjatë një konferencë për media në Prishtinë,
Sipas Demakut, jo profesionalizmin që po ndodhë në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në përgjithësi në punë të jashtme të Kosovës, e fuqizon edhe më shumë dekreti i presidentes së Kosovës me të cilin ajo më 13 tetor të këtij viti pat dekretuar ambasadorin e Kosovës në Berlin Vilson Mirditën, me detyrë shtesë si ambasador jo rezidentë në mbretërinë e Danimarkës, për të cilin pas 5 javësh ka marr vendim për ta shkarkuar nga detyra.
“Do të thotë presidentja 5 javë më parë e ka dekretuar me detyrë shtesë, ndërkohë që 5 javë më vonë e kërkon me propozimin e saj dhe të kryeministrit tërheqjen e këtij ambasadori për ta zëvendësuar me një ambasador tjetër. Kjo na dëshmon edhe një here se Ministria e Punëve të Jashtme, kryeministria dhe presidentja nuk kanë as vizion, as program, e as plan për punë të jashtme të Kosovës”, ka thënë ajo.
Për Lëvizjen Vetëvendosje është i arsyeshëm vetëm emërimi i ambasadorëve në Shqipëri dhe në Slloveni, ku edhe mungojnë ambasadorët tash e një vit.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër












