Kosova
Vuçiq: Nuk është arritur kulmi i përshkallëzimit
Në një intervistë për mediat serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk është arritur kulmi i përshkallëzimit të situatës, duke shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron vetëm luftë.
“Ai dëshiron të ndodhë gjithçka që unë dua të shmang. Ne nuk e kemi arritur pikun e përshkallëzimit të krizës në Kosovë, siç mendojnë disa, mirëpo Kurti dëshiron luftë. Ai lutet për diçka të tillë”, ka thënë presidenti serb, përcjell albinfo.ch.
Tutje, Vuçiq ka shtuar se Kurti nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse duhet të formohet “në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Presidenti serb, Vuçiq, ka thënë se duhet të takohet me serbët nga veriu i Kosovës, ku tensionet janë rritur prej fundit të majit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Zvicër
-
Cili qytet në Zvicër ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2025? Pas fitores së Zvicrës në konkursin e këngës në Eurovision 2024, disa qytete zvicerane tashmë po...
-
Shefi i Lufthansa-s: SWISS është “flamurtari” i grupit të linjës ajrore
-
Lajmet që “përmbledhin” të hënën në Zvicër
-
Lucern: Gjykohet shqiptari, ka shitur drogë me vlerë prej 3.5 milionë frangash
-
Politikani zviceran dëshiron të përshpejtojë procedurat për dëbimin e të huajve