Kosova
Zëvendëskëshilltari amerikan për siguri kombëtare, me kërkesa për Kurtin e Vuçiqin
Zëvendëskëshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jon Finer, ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Alesandar Vuçiq, për situatën në Veri të Kosovës.
Kurtit i është kërkuar që kryetarët e rinj t’i kryejnë detyrat në lokacione alternative dhe që forcat policore të tërhiqen nga ndërtesat komunale, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Tutje bëhet e ditur se Finer e ka mirëpritur gatishmërinë e Kurtit që të punohet drejt krijimit të kushteve për zgjedhje të reja.
Vuçiqit, i është kërkuar që t’i tërheqë forcat e armatosura nga zona afër kufirit dhe të ulë nivelin e gatishmërisë ushtarake, si dhe të kërkojë nga protestuesit që të jenë të qetë, përcjell albinfo.ch.
Në dy komunikata për media, të lëshuara nga Shtëpia e Bardhë, është përmendur se Finer u ka kërkuar Kurtit dhe Vuçiqit që të riangazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian, si dhe të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, shkruan REL.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS











