Shqipëria

Zyrtare: 51 viktima nga tërmeti në Shqipëri

Ditën e sotme u shënua edhe një tjetër viktimë nga tërmeti i rënë në orët e para të ditës së martë në Shqipëri.

Kështu zyrtarisht numri shkon në 51 persona që kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi kombëtare.

Më e prekura ishte familja Lala në zonën e Kënetës në Durrës, nga e cila humbën jetën 8 persona.

Sahadete Lala, 79 vjeç

Ilir Lala, 52 vjeç, i paralizuar prej vitesh

Marjeta Lala, 31 vjeç nëna e gjashtë fëmijëve

Griselda Lala, 19 vjeç , motra e Ramë Lales

Amelia Lala, 9 vjeçe

Emilio Lala, 6 vjeç djali

Dionis dhe Dionisa Lala, binjakët 2-vjeçar të familjes

Po ashtu familja Cara në Thumanë pësoi tragjedi.

Fatmira Cara, 53 vjeç,

Hasan Cara, vjeç 18,

Anthi Cara, vjeç 72,

Almir Cara, vjeç 29,

Stela Zvergeci, vjeç 21, e fejuara e Almir Cares, nga Korça,

Erisa Cara, 28 vjeçe.

Eduard Reci, 54 vjeç,

Dolora Reci, 49,

Kristi Reci, 25 vjeç

Klaus Reci, 21-vjeçar

Klement Cupi, 37

Hajredin Cupi 66

Lutfie Cupi,

Nënkolonel Bajram Hajdarmataj 54 vjec , ishte një tjetër viktime e tërmetit te 26 nëntorit. Ai humbi jetën në Kavalishencën e Ministrisë se Brendshme ne Durrës.

Vëllezërit nga Kosova Isah Abazi, 29 vjeç dhe Shemsedin Abazi, 32 vjeç te cilët lanë pas dy fëmijë dhe kishin ardhur ne Shqipëri për te punuar si mekanike.

Nënë e bijë. Esiela Karanxha 8 vjeçe humbi jetën nën rrënoja, në krahët e së ëmës, Dienës

Eviola Broshka, 28 vjeçe ishte balerina e re e cila humbi jetën tek hotel Mira Mare ne Durrës

Saimir Greku, 31 vjeç qëndroi për orë të tëra nën rrënoja. Komunikoi vazhdimisht me ekipin e shpëtimit. Këta të fundit, ia dolën ta nxjerrin gjallë, por për shkak të plagëve të shumta, nuk ia doli të mbijetonte.

Pëllumb Greku 57 Vjeç, dhe Çelike Greku, prindërit e të riut, humbën jetën gjithashtu.

Hajrie Vata 65 vjeçe, vdiq duke mbrojtur nipin e saj. Ndërkohë nipi tjetër Rolejdi Vata 7 vjeç nuk mundi të mbijetojë.

Viktima mbeten edhe Drita Cakoni 15 vjeç dhe i ati Kastriot Cakoni 58 vjeç Fatmirësisht nga kjo tragjedi shpëtoi gruaja e Kastriotit së bashku me djalin.

Në Kurbin, Kristian Preçi, 26 vjeç ishte i dëmtuari nga tërmeti, por që humbi jetën si pasojë e aksidentit rrugës për në spital.

Ersid Hoxholli , 32 vjeç i vdekuri tjetër i cili u hodh nga lartësia për shkak te panikut nga tërmeti në Mamurras, shkruan telegrafil, përcjell albinfo.ch.

Aderina Kadili nga Thumana

Sadik Qato nga Durresi , 85 vjec

Rozeta Mecja, 59 vjec nga Durresi

Sotiraq Misha , 49 vjec nga Durresi

Nafije Rexhepi nga lagjia 4 nga Durresi

Flatar Zenelaj 64 vjec nga Durresi

Xhuljeta Gjana 60 vjec nga Durresi

Bukurie Leka, 80 vjec nga Thumana

Fatmira Cuka 44 vjec dhe Sardi Cuka 19 vjec ishin dhe këto viktima të tërmetit në Thumanë.

Selvie Lala, 77 vjec

Arjela Lala, 4 vjec

Bukurie Leka,

Diestela Steneci,

Xhesika Biqiku, 20 vjeç, ndërroi jetë në spital.