Kosova

​Bujar Osmani sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

Gërvalla takohet me homologun Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka pritur ne takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili po qëndron në Kosovë në cilësinë e shefit të OSBE-së, përcjell albinfo.ch.

Takimi mes Gërvallës dhe Osmanit dhe delegacionit të tij po mbahet i mbyllur për medie.

Pas takimit të dy homologët në orën 10:00, do të kenë konferencë për media.

Ndërsa gjatë ditës së sotme shefi i OSBE-së, Bujar Osmani, do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.

 

Bujar Osmani sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues aktual i OSBE-së, sot viziton Kosovën, ku do të takojë krerët e shtetit.

Takime të ndara Osmani do të ketë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe homologen e tij, Donika Gërvalla.

Takimi i dy ministrave pritet të nisë prej orës 9:00, ndërsa për në ora 10:00 ëhstë paralajmëruar konferencë për media.

Takimi mes Bujar Osmanit dhe presidentes Osmani nis në orën 10:25, ndërsa me kryeministrin Kurti prej orës 12:20 në ndërtesën e qeverisë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.