Kosova
11 prill, nis dëgjimi i dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Më 11 prill në Gjykatën Speciale në Hagë pritet të nis dëshimi i dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nesër fillon procesi i paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve, shkruan gazetaexpress, përcjellë albinfo.ch.
Seanca pritet të nis në orën 9:30 e në Kosovë transmetohet 45 minuta me vonesë, përcjellë albinfo.ch.
Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjatë javës së shkuar nisi gjykimi ku u dëgjuan fjalët hyrëse të prokurorisë, mbrojtjes së viktimave dhe mbrojtjes së të akuzuarve.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u deklaruan të pafajshëm, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Seanca u nxit nga marrëdhënia e bërë publike midis Gjyqtares Federale Beatrice van de Graaf dhe... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit












