Lajme
Shqiptarët protestojnë në Shkup: BDI parti vasale e pushtetit
Protestuesit para objektit të Qeverisë kanë brohoritu edhe: “Jankullovska terrorist”, “Ali tradhtari”…“O sa mirë me qenë shqiptarë”, “Alinë e japim, lirinë se japim” …
Mijëra qytetarë shqiptarë kanë protestuar sot në Shkup, në njëvjetorin e konfliktit në Kumanovë dhe me rastin e 9 Majit-Ditës së Evropës, duke shprehur pakënaqësi me klasën politike maqedonase, por edhe me partinë shqiptare në pushtete –BDI. Në protestë kishte edhe qytetarë nga Kosova, përfshirë edhe ish liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Protesta e organizuar nga Këshilli i Shqiptarëve të Maqedonisë, Lëvizja Besa dhe partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje.
Protestuesit kanë marshur nëpër qytete dhe janë ndalë para objektit të Qeverisë. Ata vazhdimisht kanë brohoritur “VMRO, BDI, vendi juaj është në Rusi”. Protestuesit gjithashtu thonë se kërkojnë liri, drejtësi dhe dinjitet, ashtu edhe siç ishte motoja e kësaj, proteste e thirrur nga Këshilli Opozitar.
Bilall Kasami kreu i Lëvizjes Besa ka mbajtur fjalim para masës së protestuesve, duke treguar se shqiptarët janë të barabartë në Evropë.
“Ky vend është shndërruar në një vend ku presidenti fal kriminelët, kryeministri është kriminel kryesor. Vend ku kryeparlamentari tallet me përfaqësuesit e popullit. Kjo më nuk do të tolerohet. Sot shqiptarët flenë burgjeve. Ne jemi këtu t’i japim përkrahje Prokurorisë Speciale Publike. Këta politikanë shqiptarë vasal të pushtetit nuk janë zëri jonë. Jemi sot këtu kundër rasteve të montuara: Sopotit, Monstrës, Kumanovës”, tha Kasami
Koha këtij pushteti, sipas tij, ka mbaruar, ndërsa zëri i vërtetë i shqiptarëve, sipas tij, është ai i qytetarëve.
Ndërsa Orhan Murtezani në emër të Këshillit opozitar ka shpalosur kërkesat e këtij këshilli.
“Jemi mbledhur para Qeverisë nga revolta e akumuluar ndër vite, dëshirojmë kësaj qeverie anti-evropiane t’ia përcjellim disa mesazhe. Shqiptarët duan alternativën evropiane. Për shqiptarët e Maqedonisë janë të papranueshme pa zërin e vërtetë të shqiptarëve. Zëri i vërtetë i shqiptarëve është këtu në këtë protestë. Duhet të fillojë procesi i ridefinimit të shtetit, ky proces është i pashmangshëm”, tha Murtezani, raporton Portalb.
Protestuesit para objektit të Qeverisë kanë brohoritu edhe: “Jankullovska terrorist”, “Ali tradhtari”…“O sa mirë me qenë shqiptarë”, “Alinë e japim, lirinë se japim” …
Ndërkaq, në protestë u pa edhe ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova, Albin Kurti. Ai deklaroi se kundërshtimi i regjimit autokratik është detyrë e çdo shqiptari në Maqedoni. Kurti theksoi se protestat demokratike janë të domosdoshme. Ai u largua me disa simpatizant drejt Kosovës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












