Lajme
Sulmohet gazetari i sportit, arrestohet drejtori i klubit “Kastrioti”
Gazetari i Telesport, Eduard Ilnica është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Traumës në Tiranë. Ai ka pësuar fraktura dhe hematoma nga goditjet e drejtorit të klubit “Kastrioti”, Alban Vogli
Presidenti i ekipit të futbollit “Kastrioti”, Alban Vogli është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi sulmoi fizikisht gazetarin sportiv Eduard Ilnica, që punon në televizionit Telesport. Vogli kishte sulmuar fizikisht gazetarin dhe kishte tentuar ta merrte me forcë në makinën e tij. Ngjara ishte zhvilluar në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.
Burimet të TCH shtojnë se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë, për akuzat “heqje të lirisë” dhe “ushtrim dhune për shkak të detyrës”.
Gazetari Ilnica është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Traumës, ku i është dhënë ndihma e parë. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ka pësuar fraktura dhe hematoma nga goditjet.
Sulmi ndaj gazetarit Ilnica besohet se ka lidhje me trazirat e ndodhura në fund të takimit mes Korabit dhe Kastriotit në fundjavë. Kjo ndeshje përfundoi me dhunë, pasi që shikuesit u futën në stadium dhe u përleshën edhe me policinë.
Gazetari, përmes rrjeteve sociale kishte postuar pamjet e transmetuara nga Top Channel dhe reagimin e drejtorit sportiv të skuadrës së Korabit, ku denonconte hyrjen në fushë të presidentit të Kastriotit, Alban Vogli.
“Shikojeni miq të dashur te sekonda e 21 çfarë bën një zyrtar i klubit krutan në Peshkopi, i ashtuquajturi president i Kastriotit, Alban Vogli”, shkruan Eduard Ilnica. Pikërisht ky postim, sipas policisë, duket se ka qenë shkak i dhunës së shpërthyer ndaj gazetarit në orët e vona të së hënës në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet.
Në anën tjetër, njëmbëdhjetë persona po ndiqen penalisht, lidhur me dhunën e ushtruar në përfundim të ndeshjes së futbollit mes ekipit të Korabit dhe Kastriotit. Policia e Dibrës bën me dije se procedimi penal ndaj tyre ka nisur lidhur me ngjarjen e ndodhur të shtunën në 7 maj, bazuar nga disa pamje filmike të administruara nga ana e policisë, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit.
Pas dhunës ndaj gazetarit Ilnica ka pasur reagime nga ligjvënësit shqiptarë.
Kryetari i komisionit parlamentar të medias, Genc Pollo thotë se edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. “Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet Pollo.
Edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim i qarkut Dibër, Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj gazetarit sportiv, Eduard Ilnica. Në një deklaratë për mediat, Spahiu tha se plagët në trupin e Ilnicës janë plagë të marra në trupin e sportit dhe gazetarisë sportive në vend.
“Plagët në trupin e Eduard Ilnicës janë plagë të marra në trupin e sportit dhe gazetarisë sportive në vend. Dy urime për shërim sa më të shpejtë: gazetarit të zellshëm dhe futbollit, sportit tonë të dashur!”, deklaroi Spahiu.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













