Lajme
PE rekomandon Kosovën për ratifikimin e Demarkacionit
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, gjatë takimeve që kanë zhvilluar me liderët e institucioneve kosovare, kanë kërkuar implementimin e marrëveshjeve të Brukselit
Institucionet e Kosovës duhet t’i plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme teknike, deri në liberalizimin e plotë të vizave, përfshirë edhe ratifikimin e Marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi. Këtë mesazh e kanë përcjell në Prishtinë përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, gjatë takimeve që kanë zhvilluar me liderët e institucioneve kosovare.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek e cila po qëndron në Kosovë, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe si ratifikimin e marrëveshjes për kufirin.
Sipas saj është me rëndësi që partitë opozitare në Kosovë të binden për pjesëmarrje në vendime parlamentare dhe të ndalojnë bllokimin e parlamentit. “Është me rëndësi po ashtu t’i bindim partitë opozitare që të marrin pjesë në vendimet parlamentare dhe të ndalojnë bllokimin e parlamentit”, deklaroi ajo.
Ndërsa kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian Tonino Picula, i cili po qçëndon në Kosovë, tha se tha se Demarkacioni me Malin e Zi do të jetë kush për liberalizimin e vizave, prandaj ai rekomandoi që të miratohet.
“Demarkacionin me Malin e Zi cili është kusht për liberalizimin e vizave. E urojmë Kosovën për dy javë të suksesshme, si UEFA, FIFA, Rekomandimi pozitiv dhe po ashtu marrëveshja e MSA-s do të përmirësojë jetën e qytetarëve. Ne do të diskutojmë edhe me opozitën dhe kjo do të ndihmojë në dialogun tonë”, ka thënë Picula.
Ndryshe, përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës kanë paralajmëruar se gjatë muajit qershor do ta qesin në votim ratifikimin e marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, por opozita është deklaruar kundër. Madje me të dëgjuar lajmin se Qeveria po bën plane që ta procedojë në Kuvendin e Kosovës Marrëveshjen për Demarkacionin, partitë opozitare kanë paralajmëruar rikthim në Kuvend dhe bllokimin e saj.
Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, i hap rrugë miratimit të rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë është përmendur si njëri ndër kushtet e Bashkimit Evropian. Nëse marrëveshja nuk kalon, ka rrezik që procesi i vizave të kthehet në fillim.
E-Diaspora
-
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim Në një kohë kur ritmi i jetës shpesh na largon nga rrënjët dhe reflektimi i thellë,... -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit Raporti i ri i Këshillit Federal thekson si rreziqet ashtu edhe përfitimet e iniciativës “Jo për... -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice”













