Lajme
Qeveria e Zvicrës ndihmon Kosovën në statistikat e turistëve
Përmes projekti PPSE, projekt ky i Swisscontactit, ka filluar mbështetjen e institucioneve kosovare për grumbullimin e të dhënave për të gjitha akomodimet e Kosovës
Qeveria e Zvicrës nëpërmjet Swisscontact-it ka mbështetur financiarisht Agjencinë e Statistikave të Kosovës për grumbullimin e të dhënave për të gjithë të huajt që akomodohen apo vizitojnë Kosovës. Kjo ndihmë është konkretizuar me një marrëveshje bashkëpunimi nënshkruar nga ASK dhe PPSE.
Ilir Berisha, drejtor i Departamentit të Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare dhe Isa Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës u shprehen shumë të kënaqur, dhe falënderuan Qeverinë Zvicerane përmes Swisscontact, për këtë ndryshim të mirëpritur.
Më parë, në Kosovë nuk ka pasur statistika në aspektin e turistëve, përveç 100 njësive akomoduese. Agjencia Kosovare e Statistikave nuk ka poseduar një metodë të mirëfilltë të mbledhjes së informatave mbi vizitorët e vendit tonë.
Tani përmes projekti PPSE, projekt ky i Swisscontactit, që financohet nga Qeveria Zvicerane, ka filluar mbështetjen e institucioneve vendore për grumbullimin e të dhënave për të gjitha akomodimet e Kosovës, si dhe nga të gjitha pikat kufitare hyrëse në Kosovë.
Përmes Agjencisë Kosovare të Statistikave, çdo zyrë rajonale do të bëhet grumbullimi i të dhënave për çdo njësi akomoduese në Kosovë si dhe çdo pikë kufitare do të mbledh informata mbi numrin e turistëve, apo vizitorëve të huaj që hyjnë në Kosovë për qëndrim ditorë apo më gjatë.
Këta numra, do të ndihmojnë politikëbërësit dhe bizneset në planifikim dhe vendimmarrje. Gjithashtu do të ndihmojë rreth identifikimit të të gjithë personave që hyjnë në Kosovë, duke e vendosur në nivel me vendet Evropiane duke pasur statistikat e modelit të EUROSTAT, model ky mjaft i njohur.
Mbledhja e statistikave ka filluar në Maj të këtij viti, dhe do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme nga Agjencia Kosovare e Statistikave dhe nga pikat kufitare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë Viti 2025 do të jetë viti i katërt më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Zvicër... -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë












