Lajme
Nga investimet gjermane, 800 vende pune
Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets ka thënë se është e kënaqur me zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa kërkoi më shumë investime nga diaspora
Gjermania vazhdon të mbetet njëri nga shtetet që dominon në Kosovë për investime në infrastrukturë dhe ekonomi. Këto investime janë prezantuar sot në Prishtinë në një konferencë për media, ku u tha mes tjerash, se brenda pak javësh pritet hapje e rreth 800 vendeve të reja punë si rezultat investimeve gjermane.
Ministri kosovar i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se kjo javë do të quhet java gjermane dhe ka të bëjë kryesisht me investime gjermano-kosovare në Kosovë, njofton Klan Kosova. Ai ka treguar edhe për disa plane që pritet të realizohen në të ardhmen e afërt.
“Javën tjetër do të bëhet përurimi i fabrikës për panele solare derisa muajin tjetër do të përurohet një fabrikë për përpunimin e pemëve ku pritet të punësohen 500-800 gra ku prioritet kanë gratë me kushte të rënda ekonomike dhe sociale”, deklaroi mes tjerash ministri i Punës.
Ndërsa ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets ka thënë se është e kënaqur me zhvillimet e fundit në Kosovë duke shtuar se çështja më e rëndësishme për Kosovën është ekonomia.
“Duhet te punojmë më shumë për angazhimin e diasporës në Kosovë, jam optimiste për kosovarët, ekonominë dhe qasjen në tregje të huaja” ka thënë ajo në këtë konferencë.
“Këta investitorë nga Gjermania kanë parë optimizëm në këtë drejtim, kanë ardhur në vitin e kaluar dhe ka storje të suksesit nga anëtarë të diasporës, të cilët po kthehen në Kosovë. Mendojmë se duhet të flasim për këso lloj zotimesh për Kosovën dhe angazhimi i diasporës duhet të bëhet nesër dhe pasnesër, posaçërisht duhet t’i paraqesin kushtet dhe nevojat për investitorët që vijnë nga Zvicra, Gjermania dhe Austria”, tha ajo.
Kurse investitori gjerman, Klaus Jurgen Lotz ka thënë se në Kosovë duhet të krijohen shanse më të mira të punësimit dhe shkollimit dhe të mos kërkohen vetëm vizat, por të krijohen mundësi punësimi në Kosovë.
“Duhet të fillojmë të krijojmë arsimimin më të lartë, më cilësor. Kemi mundësi që t’i ndryshojmë programet muaj për muaj që të krijojmë arsim cilësor në Kosovë. Duhet të krijojmë raste të mira brenda Kosovës me kompani të reja, produkte, programe të reja të arsimimit dhe të themi që t’i bëjmë njerëzit më mendjehapur në këtë drejtim”, u shpreh Lotz.
Gjermania është ndër shtet e BE-së që ka mundësuar punësim sezonal për kosovarët, për ata që kanë zanate.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë Viti 2025 do të jetë viti i katërt më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Zvicër... -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë












