Lajme
Albana Arifi, hendbollistja që po mahnitë Suedinë
Ministri i Diasporës, Valon Murati tha se suksesi i Albanës duhet të shërbej si motiv që edhe në Kosovë të punohet me moshat e reja në mënyrë që Kosova të jetë konkurruese në arenën botërore
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati priti në zyrën e tij hendbollisten Albana Arifin, 20-vjeçaren e cila jeton në Suedi, e që në karrierën e saj ka disa medalje nga ngjarje të mëdha sportive, si pjesë e përfaqësueses suedeze në hendboll. Murati shprehu mirënjohje për sukseset që po tregojnë të rinjtë e diasporës.
Nga mediet suedeze, Arifi, me nofkën “bombarduesja”, karakterizohet si një talent i rrallë, ndërsa luan në ligën elite të Suedisë dhe është pjesë e përfaqësueses U-21 të shtetit suedez.
Ministri i Diasporës, Valon Murati, u shpreh i kënaqur me vizitën e Albana Arifit në zyrat e Ministrisë së Diasporës, ndërsa e përgëzoi për suksesin e arritur duke i dhuruar në shenjë mirënjohjeje edhe Pullën e Diasporës.
“Sukseset e shqiptarëve në diasporë janë evidente në shumë fusha, si kulturë, politikë, art, shkencë. Suksesi i Albanës duhet të na motivojë që edhe ne në Kosovë të vazhdojmë të punojmë me moshat e reja dhe të jemi kompetitivë në arenën botërore”, tha ministri Murati. Ai i uroi Albanës suksese në kampionatin e sivjetmë botëror, të U-21 në hendboll.
Sipas një komunikate lëshuar nga MeD, Albana Arifi është shpreh e emocionuar dhe e ka falënderuar ministrin Murati për pritjen që iu bë në Ministrinë e Diasporës, ndërsa u shpreh krenare që e përfaqëson kombin shqiptar në të gjitha sukseset që është duke i arritur.
Arifi, vitin e kaluar, ishte pjesëmarrëse e Lojërave Olimpike për të rinj, që u mbajt në Kinë, ndërsa me përfaqësuesen e Suedisë ishte e treta, duke u stolisur me medaljen e bronztë.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriArifi Albana
- Prejardhja:Suedi (Origjinë Kosovë)
- Vendi ku vepron:Suedi
- Profesioni:Hendbolliste
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












