Lajme
Përgjërohet pronarja e çerdhes: Më lironi, fëmija im ka nevojë për mua
Përkundër përgjërimit dhe lotëve, Gjykata e Tiranës e ka lënë në burg pa afat Anjeza Shabanin, edukatoren dhe njëherësh pronaren e kopshtit të fëmijëve “Diren”, e cila keqtrajtoi një fëmijë tre vjeç
Gjykata e Tiranës, përkundër përgjërimit dhe lotëve, e ka lënë në burg pa afat Anjeza Shabanin, edukatoren dhe njëherësh pronaren e kopshtit të fëmijëve “Diren” në Tiranë, cila u ngjizua nga kamerat, duke keqtrajtuar një fëmijë tre vjeç. Ajo iu lut gjykatës që ta lirojë nga burgu me këto fjalë: “Ju lutem më lironi, jam nënë me fëmijë dhe fëmija im ka nevojë për mua”.
Mirëpo, gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për të. Ajo në seancë është munduar të justifikohet për veprimet që u panë në media nga materiali filmik, me faktin se i kishte dalë situata nga kontrolli.
Shabani u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, e cila nisi hetimet pas videos të publikuar në media ku dukej teksa dhunonte fëmijën 3 -vjeçar. Përveç përballjes me akuzën për dhunim të të miturve, Shabani do të përballet edhe me evazionet fiskale, shmangien e detyrimeve tatimore dhe shmangien e të ardhurave, pasi që çerdhja e fëmijëve ishte e palicencuar.
Prokurori i çështjes mori në pyetje edhe një herë babain e djalit 3-vjeçar të rrahur nga administratorja e kopshtit. Ai ka lënë të kuptohet se djali i vogël demonstron shenja dhunimi e agravimi prej 6 muajsh.
Të dy prindërit e fëmijës së dhunuar u pritën dje edhe në Prokurorinë e Përgjithshme në zyrën për mbrojtjen e viktimave të dhunës.
Kjo zyrë po shqyrton mundësinë e ofrimit të mbështetjes psikologjike për fëmijën e maltretuar.
Grupi i hetimit theksoi dje se, pasi kanë parë regjistrimet e kamerave, babai i djalit dhe bashkëshortja janë traumatizuar. “Djali është agravuar për një periudhë 6- mujore, ka trauma, çdo natë zgjohet mbi 10 herë duke qarë dhe goditur veten në kokë, madje qëllon edhe prindërit, duke manifestuar dhunën që ka përjetuar”, ka dëshmuar në Prokurori babai i 3-vjeçarit.
Pamjet tmerruese ku shihet dhunë ndaj fëmijës janë transmetuar në emisionin “Stop” në TV Klan. Menjëherë pasi ka parë filmimin, Prokuroria e Tiranës brenda pak orësh u mblodhën provat kryesore dhe u nxor urdhri i ndalimit ndaj shtetases Anjeza Shabani, administratore e kopshtit që nuk ka licencë, shkruan Panorama.
Prokuroria e Policia kanë marrë në pyetje edhe punonjëse të tjera të kopshtit, që kanë pranuar dhunën ndaj fëmijës, por kanë thënë se kanë pasur frikë të denoncojnë, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se me 12 maj do të jetë...
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
-
Gjermani
Mynih: Një recital i shkëlqyeshëm piano nga Kosti Deti
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
Jeta në Zvicër
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër Falë hetimeve të Europolit, dymbëdhjetë qendra të thirrjeve kriminale u shkatërruan. Mashtruesit ishin aktivë edhe në...
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen