CH-Ballkani
Fëmijët shqiptarë po zhduken në Britani
130 fëmijë shqiptarë janë zhdukur në Angli dhe Uells në vitet 2014 dhe 2015. 93 ishin zhdukur vitin e kaluar, kurse 46 më 2014
Disa nga fëmijët më të rrezikuar kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, kurse sipas një hulumtimi të “BuzzFeed News”, shumica prej tyre po zhduken, ndoshta edhe nga nëntoka. Madje, shumica e këtyre fëmijëve janë shqiptarë
Bekimi ka lënë Shqipërinë kur ishte tinejxher. Ai ishte dashur të largohet, pasi mafia lokale kishin dashur të ekzekutojnë babanë e tij, ka thënë ai. Ai kishte bërë një udhëtim të gjatë deri në Spanjë, dhe Bekimi, emri të cilit nuk është i vërtetë, i ishte premtuar një jetë më e mirë në Britaninë e Madhe. Por, kjo i kushtoi shumë atij, përcjell albinfo.ch.
“Ju duhet të paguani shumë para, afër 6 mijë funte. Nëse nuk keni para, atëherë duhet të punoni për ta, kurse jeni në Britaninë e Madhe. Trafikantët më thanë se do të kisha jetë më të mirë në Britani. Ata më thanë se mund të punojë për ta dhe t’iu ndihmoj të shesin disa gjëra. Unë iu besova”, ka thënë Bekimi. “Kur Bekimi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, ai ishte nën kujdesin e shërbimeve sociale. Punonjësit social ndërmorën veprime duke bashkëpunuar me strukturat antitrafik dhe shërbimet humanitare”, vijon artikulli në fjalë.
Bekimi vetëm atëherë e kuptoi se sa në rrezik ishte. Por, ai ishte ndër ata që kishin fat. Sipas ‘BuzzFeed News’ tinejxherët tjerë të ardhur nga Shqipëria janë zhdukur. Madje, kjo shifër është rrëqethëse. 130 fëmijë shqiptarë janë zhdukur në Angli dhe Uells në vitet 2014 dhe 2015.
93 ishin zhdukur vitin e kaluar, kurse 46 më 2014. Shumica prej tyre nuk janë gjendur asnjëherë, kurse disa më vonë. Këta fëmijë arrijnë nga trafikantët dhe jetën e kanë shumë të rrezikuar që në fillim. Anne Longfield, nga komisioni për fëmijë në Angli ka thënë se është shumë e shqetësuar për këtë problem. “Kjo është diçka në radarin tonë. Ne jemi duke dëgjuar sesi fëmijë shqiptarë po zhduken dhe ekipi ynë po interesohet për këtë çështje”, ka thënë ajo.
Numri i fëmijëve që po shfrytëzohen për trafikim dhe shfrytëzim seksual është katërfishuar në dy vitet e fundit, sipas të dhënave nga Agjencia e Krimeve Kombëtare. Shumica prej fëmijëve janë shumë të ri. Edhe ekspertët kanë ngritur zërin kundër kësaj dukurie.
Vitin e kaluar më shumë se 450 fëmijë erdhën vetë në Britaninë e Madhe. Ky numër po rritet nga viti nga vit. Më shumë se 1/3 prej tyre janë të zhdukur. Shumë fëmijë vijnë pasi në shtetin e tyre është ende ‘gjakmarrja’ dhe për këtë arsye janë larguar nga vendlindja.
Vitin e kaluar 209 fëmijë shqiptarë iu kanë referuar autoriteteve se janë në rrezik nga trafikantët. Ky numër është rritur shumë. 117 ishin më 2014 dhe 56 në 2013.
Një grup i quajtur “Shpresa” po punon me 180 fëmijë shqiptarë. Është mësuar se 46 % prej tyre ishin të abuzuar seksualisht ose të trafikuar, kurse 26 % ishin ikur nga gjakmarrja. Pjesa tjetër thanë se kishin ikur për shkak të bazave fetare apo për shkak të seksualitetit të tyre, ndërsa pesë të rinj thanë se kishin ikur nga martesat e detyruara.
E-Diaspora
-
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet Modeli i biznesit është i strukturuar në mënyrë transparente pasi klientët paguajnë vetëm për kohën dhe... -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano
Jeta në Zvicër
-
Bllokohet treni për në Aeroportin e Cyrihut: 50 pasagjerë duhet të ecnin nëpër tunele Të hënën në mëngjes pati një defekt teknik në Aeroportin e Cyrihut. Treni që transporton pasagjerët... -
Zvicra unifikon sinjalistikën e shtigjeve për biçikleta malore me pesë nivele vështirësie -
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën për mungesën e ushqimit vegan në burgje -
Kriza e Volkswagen prek edhe Zvicrën -
Shpërthen zjarr i madh në hotelin “Continental Park” në qytetin e Lucernës













