Lajme
Prokurimi publik i korruptuar nëpër komuna
Komunat e Kosovës po bëjnë prokurimi publik të ekspozuar ndaj veprimeve korruptuese dhe favorizimeve të lidhur me politikën
Grupi për Studime Juridike dhe Politike në analizën mbi gjendjen e prokurimit publik nëpër komunat e Kosovë vuri në pah se gjendja aktuale e prokurimit publik ballafaqohet me shumë probleme e veçanërisht vlen të ceket niveli i ulët i profesionalizmit dhe sjellja në favor të “shefave politik”, të cilat konsiderohen si mjaft shqetësuese.
Për këtë çështje dhe procesin e prokurimit publik është debatuar nga panelistë të shumtë në debatin e organizuar nga ky grup studiuesish.
Lars Lage Olofsson, auditor i përgjithshëm i Kosovës, duke pranuar gjendjen e keqe në menaxhimin e parasë publike në nivelin komunash, dha rekomandimin kryesor, duke thënë se mënyra më e mirë për të dalë nga kjo situatë, është të përmirësohet menaxhimin ekzekutiv në komuna. Panelistët kanë kritikuar edhe mosaplikimin e rekomandimeve të mëparshme nga komunat. Ata vlerësuan se me Ligjin e ri për Prokurimin publik detyrohen zyrtarët për nënshkrimin e tenderëve të cilët aprovohen. Tenderimi elektronik u tha të jetë mënyra më e mirë për të parandaluar këtë dukuri.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë












