Lajme
Më së shumti azilkërkues, nga Serbia
Nnga Serbia, në Luksemburg kanë kërkuar azil 765 veta, nga Maqedonia 380 dhe nga Kosova, 130 veta
Numri i kërkuesve të azilit në Luksemburg po shkon duke u rritur me të madhe. Kështu, përderisa në vitin 2007 në këtë vend të vogël të Beneluksit, azil kishin kërkuar vetëm 426 veta, vetëm në dhjetë muajt e këtij viti tashmë janë regjistruar 1807 sish.
Më së shumti azilkërkues vijnë nga Serbia, gjithsej 765 veta, shkruan tageblatt.lu.
Shtetasit e Maqedonisë zënë vendin e dytë me 380 ndërsa kosovarët që kanë provuar fatin në Luksemburg janë gjithsej 130 dhe zënë vendin e tretë. Lista vazhdon me shtetasit e shteteve tjera të ish Jugosllavisë. Malazezët, që janë 69 veta, zënë vendin e katërt ndërsa boshnjakët të pestin, me 45 azilkërkues. Pas tyre vijnë tunizianët, rusët, algjerianët etj.
Nga 1807 kërkesat për azil këtë vit, janë përpunuar 1058 raste. Azili u është njohur vetëm 36 personave, 9 veta kanë marrë të drejtën e kufizuar të qëndrimit në këtë vend dhe 547 kërkesa janë refuzuar.
Nga të refuzuarit, 313 janë kther në vendet prej nga kanë ardhur, 19 prej tyre me dhunë ndërsa 294 veta të tjerë janë kthyer vullnetarisht. Ndër 313 të kthyerit 177 veta kanüe qenë nga Serbia, 62 nga Kosova dhe 30 nga Maqedonia.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











