Lajme
Diaspora kosovare e meriton një qasje më pragmatike
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Organizata Ndërkombëtare e Migrimit -IOM nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, e cila siç thanë krerët e dy organizatave duhet të jetë një platforme e një bashkëpunimi të mirëfilltë nga i cili do të ketë efekte pozitive në punën e të dy institucioneve.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë se diaspora kosovare e meriton një qasje më pragmatike e që të jetë e informuar dhe e involvuar në trendët e ndryshme kosovare duke vlerësuar se ky bashkëpunim në mes të OEK-ut dhe IOM-it do të ketë efekte pozitive.
“E dyta do të hulumtojmë mundësitë që bashkërisht të punojmë në implementimin e projekteve për përgatitjen e të kthyerve nga vende të ndryshme të botës në Kosovë dhe që ata të mos mbeten barrë e shoqërisë kosovare, por të jenë pjesë e forcimit të realitetit kosovar”, ka thënë ai, shkruan Express
Sipas tij, një gjë e tillë kontribuon edhe në gjetjen e mundësive për implementim të projekteve të ndryshme nga Komisioni Evropian dhe donatorët e ndryshëm, për gjetjen e vendeve të reja të punës dhe bartjen e njohurive që posedon diaspora kosovare.
Ai ka përkujtuar se qasja e riatdhesimit sipas Raportit të Progresit është potencuar si pikë e dobët, ndërsa ka shfaqur shpresën për gjetjen e mundësive që kjo vërejte nga Raporti i Progresit të mënjanohet në të ardhmen.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?









