Lajme
Kancelarja Merkel: Në Kosovë nuk ka vend për struktura paralele
"Është shumë me rëndësi që Kosova të bëhet shtet i fuqishëm, demokratik dhe një vend ku luftohet krimi dhe korrupsioni"
Kancelarja Merkel kërkoi në konferencën për medie të organizuar pas takimit me kryeministrin Thaçi ka kërkuar nga Serbia që t’i heq strukturat e saj paralele nga Kosova, ndërsa theksoi se Kosov duhet të jetë konstruktive në dialogun me Serbinë.
“Në bisedat tona me Serbinë ua kemi bërë të qartë se çka dëshirojmë ne. Ne besojmë se mes Kosovës dhe Serbisë mund të gjenden mundësi për tregti të lirë, për bashkëpunim kufitar dhe jemi të interesuar që në Kosovë mos të ketë struktura paralele serbe”, tha Kancelarja.
Duke iu drejtuar gazetarëve, kryeministri Thaçi ka shprehur mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Kosovës për gjithë kontributin që Gjermania dhe personalisht zonja Merkel kanë dhënë për Kosovën. Ai ka shfaqur përkushtimin e qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndërkaq kancelaria Merkel ka falënderuar mikpritësit për pritjen e bërë, ndërsa ka shprehur besimin se Kosova po bën hapa dreejt ndërtimit të një shteti demokratik si dhe ka nxitur udhëheqjen e Kosovës që të punojë për forcimin e shtetit ligjor. Ajo ka thënë se Kosova ka ende për të bërë si në forcimin e demokracisë dhe ligjit ashtu edhe në përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës rreth orës 11:40.
Ajo është nderuar nga Garda ceremoniale e FSK-së dhe është pritur nga kryeministri, Hashim Thaçi.
Pas aterrimit, kancelaria gjermane ka filluar një takim me kryeministrin Thaçi.Pas konferencës për medie, kancelarja Merkel pritet të vizitojë trupat paqeruajtëse gjermane në Kosovë.
Vizita e kancelares gjermane në vendin tonë, në këtë kohë shihet si shumë domethënëse.
@Keystone
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë Një zgjerim i tillë kërkon mobilizimin e të gjithë sektorëve të kujdesit shëndetësor, si publik ashtu... -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta












