Lajme
Fullani: Shqiptarët kursyen, vitin tjetër pritet të investojnë
Banka Qendrore e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për monedhën vendëse në 4.75 për qind.
Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, ka thënë se “Këshilli mbikëqyrës vlerësoi se kushtet aktuale monetare janë të përshtatshme për të kontrolluar inflacionin dhe për të nxitur zhvillimin e ekonomik të vendit”.
Fullani ka theksuar se konsumi nga një anë dhe investimet private vazhdojnë të kenë një ecuri të ngadaltë.
Sipas tij, “ngadalësimi i ekonomisë së vendeve fqinje pritet të sjellë ndikim edhe në ekonominë shqiptare, megjithatë parashikimet janë se kreditimi dhe ekonomia do të shënojnë rritje edhe vitin e ardhshëm, ndonëse potencialet janë për një rritje më të madhe”, raportojnë mediat e Tiranës.
Ai ka thënë se vitin e ardhshëm parashikohet që qytetarët dhe bizneset do të konsumojnë më shumë dhe do të investojnë më shumë, duke u çliruar më shumë psikologjikisht dhe duke u mbështetur më shumë nga sistemi bankar.
Deficiti tregtar është thelluar, por sfida kryesore mbetet ulja e deficitit buxhetor, i cili shfaqet kryesisht në formën e borxhit të brendshëm, ndërsa borxhi i jashtëm nuk është në nivele shqetësuese, siç u shpreh edhe Banka Botërore në një studim për rajonin disa ditë më parë.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër












