Lajme
Kërkohet ekstradimi i Veselinoviqit
Zyrtarë të Kosovës po punojnë për grumbullimin e dokumenteve për të bërë kërkesën te Beogradi zyrtar për dorëzimin e vëllezërve Veselinoviq.
“Jemi në përfundim të procesit të mbledhjes së dokumenteve që do të dëshmojnë se Zvonko dhe Zharko Veselinoviq janë qytetarë të Kosovës. Pastaj dokumentacionin do at dërgojmë në Interpol, ndërsa Ministria e Drejtësisë do të kërkojë ekstradimin e tyre në Kosovë”, ka thënë për Balkan Insigt kryeprokurori në Mitrovicë Shukri Syla. Ai beson se kërkesa do të dërgohet në janar.
Balkan Insigt shkruan se ka pak gjasa për ekstradim pasi ndërmjet Kosovës e Serbisë është nënshkruar marrëveshja për ekstradim por edhe për shkak të politikës.
Beogardi do të jetë në presion të vazhdueshëm për dorëzimin e Veselinoviqëve pasi ata akuzohen se kanë plagosur edhe ushtarë të NATO-s./albinfo.ch & Balkan Insigt/
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër












