Lajme
Kosova nuk do të këtë bilanc të favorshëm tregtar
Kështu mendojnë në OEK, nëse nuk përmirësohen politikat fiskale dhe nëse nuk ka stimulim të prodhimtarisë
Përfaqësues të Organizatave Ekonomike në Kosovë dhe njohës të çështjeve ekonomike, nuk presin ndryshim të bilancit tregtar në Kosovë gjatë 2012.
Ata thonë se pa përmirësimin e politikave fiskale dhe stimulimin e prodhimtarisë, Kosova nuk do të këtë bilanc të favorshëm tregtar.
Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka theksuar se deficiti i lartë tregtar është treguesi më i mirë i zhvillimit ekonomik të një vendi, si dhe masat që merren për përmirësimin e ekonomisë në përgjithësi, raporton Radio Evropa e Lirë.
Sipas tij, paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për një pako të re fiskale në fillim të janarit nuk janë duke ndodhur. “
Edhe në raportin e fundit të Bankës Qendrorë të Kosovës, thuhet se efekt negativ në Produktin e Brendshëm Bruto në Kosovë vazhdon të ketë bilanci tregtar, i cili në vazhdimësi po karakterizohet me shkallë të lartë të deficitit.
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2011, deficiti tregtar në Kosovë arriti vlerën prej 925.4 milionë euro që paraqet rritje prej 16.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2010. Gjatë kësaj periudhe, importet shënuan rritje vjetore prej 16.5 për qind, ndërsa eksportet u rritën për 18.6 për qind.
Ndërkaq, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, gjatë periudhës janar – tetor 2011, janë importuar mallra në vlerë rreth 2 miliardë euro, ndërkaq janë eksportuar vetëm rreth 270 milionë euro.
Njohësit e çështjeve ekonomike, vazhdimisht kanë theksuar se pozita jo e favorshme e bilancit tregtar me botën e jashtme vazhdon të ketë ndikim negativ në bilancin e llogarisë rrjedhëse të ekonomisë së vendit.
Rudina Heroi, njohëse e çështjeve ekonomike thotë se deficiti tregtar shënon çdo vit rritje. Kjo sipas saj, është si pasojë e planifikimeve buxhetore të cilat parashohin rritje të të hyrave nga doganat, raporton REL.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS














