Lajme
Ministria e Diasporës, reagon ndaj veprimeve të palës serbe në kufi
Mërgimtarët u detyruan të presin në radhë të stërgjata për kalimin e kufirit, si pasojë e mosrespektimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë
Ministria e Diasporës, me shqetësim i përcolli ngjarjet e fundit, të zhvilluara në kufirin e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, respektivisht në pikën kufitare Merdare, me ç’rast familje të tëra mërgimtarësh u detyruan, në këtë mot të ftohtë, të presin në radhë të stërgjata për kalimin e kufirit, si pasojë e mosrespektimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë nga ana e palës serbe.
“Në këto kolona të krijuara në hyrje të shtetit të Serbisë ata që pësuan më së shumti ishin mërgimtarët, të cilët u detyruan të presin me ditë të tëra për verifikimin e dokumenteve të udhëtimit. Një realitet i tillë për MeD është i papranueshëm dhe i patolerueshëm në cilëndo situatë dhe rrethanë”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.
MeD ndjehet e indinjuar me mos efikasitetin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë, nga ana e palës serbe, e cila i obligon palët e përfshira ta respektojnë të drejtën më fondamentale të njeriut – atë të lëvizjes së lirë.
Arsyetimi i zyrtarëve serb se kolonat shkaktohen shkaku i evidentimit të dokumenteve nuk është bindës, thotë kjo ministri.
“Shembull i shkëlqyer në këtë rast është pala kosovare, respektivisht zyrtarët kosovarë, të cilët dëshmuan profesionalizmin e tyre duke ua mundësuar shtetasve të Republikës kalimin kufitar kosovar në përputhje të plotë me standardet e përcaktuara edhe sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë, të arritur më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, thuhet në reagim.
Ministria e Diasporës apelon tek të gjitha palët e përfshira që të veprojnë me përgjegjësi të plotë dhe ta zbatojnë me përpikshmëri marrëveshjen për lëvizjen e lirë, si dhe në të ardhmen mos të përsëritën pamje të tilla të shëmtuara, të cilat e pasqyrojnë fizionominë e një shteti që ka mbetur i ngecur në mendësinë e të së kaluarës dhe rob i paragjykimeve, të cilat ushqehen nga politika që më së paku pasqyrojnë aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ta dëshmojë të njëjtën pjekuri politike të cilën e tregon pala kosovare.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS












