Lajme
Angelina Jolie: Ballkani më sjell buzëqeshjen
“Ballkani është një rajon me konflikte të përgjakshme por që më ka dhënë shumë miqësi të mira. Kur e kujtoj këtë rajon, kujtoj muzikën, jetën, dashurinë që jep Ballkani, si asnjë rajon tjetër që kam vizituar” , kështu është shprehur gjatë një interviste për Zërin e Amerikës aktorja hollivudiane, Angelina Jolie.
Në Uashington u shfaq ditën e mërkurë premiera e filmit “In the land of blood and honey”, “Në tokën e gjakut dhe mjaltit”, ku morën pjesë aktorët kryesorë dhe regjisorja e filmit Angeline Jolie e shoqëruar nga partneri i saj Brad Pitt. Gjatë intervistët për Zërin e Amerikës, regjisorja e filmit Angelina Jolie ndalet së pari tek mesazhi që sjell ky film i cili bazohet tek konflikti i përgjakshëm i Bosnjës.
“Ajo që përpiqemi të sjellim në këtë film është të ndërgjegjësohemi e të njihemi me raste të tilla si ai i konfliktit në Bosnjes ku fqinjët, njerëzit që kishin krushqi mes tyre, miq, të njohur e të afërt prej vitesh u kthyen kundër njëri –tjetrin dhe ajo situatë i bëri të ndjeheshin armiq me njëri – tjetrin. Gjitahshtu vëmendje duhet drejtuar jo vetëm ndaj parandalimit, por edhe ndaj mënyrës se si duhet të rehabilitohen njerëzit që kanë përjetuar konflikte ë tilla. Filmi përshkohet nga humanizmi dhe dhimbja për një aspekt të tillë”, thotë Jolie.
Filmi titullohet “Toka e gjakut dhe mjaltit”. Aktorja ka sqaruar për publikun domethënien e fjalës mjaltë.
“Nuk jam e sigurt por dikush na tha se ka të bëjë me Ballkanin… pra Ballkani vetë është një rajon i përgjakshëm dhe njëkohësisht i ëmbël..! Nuk e di, por kur mendoj Ballkanin, unë buzëqesh kur mendoj për atë rajon… ka dhimbje , konflikte dhe ngjarje të tilla por ka aq shumë jetë, dashuri, muzikë, sa e kam të vështirë të gjej një tjetër vend të botës që të jetë i tillë si Ballkani”, thotë Jolie.
Regjisorja Jolie është shumë e interesuar pë jehonën që do të ketë filmi “In the land of blood and honey” në rajonin e Ballkanit e sidomos në Sarajevë, kryqyteti që përjetoi konfliktin e përgjakshëm ballkanik të fillimit të viteve 1990. Filmi pritet të shfaqet në Sarajevë në datën 14 shkurt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












