Lajme
Reeker: Asnjë parti politike nuk ka të drejtë të marrë ligjin në duart e veta
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, Philip Reeker, në një intervistë për RTK-në, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshi edhe protestën e së shtunës të organizuar nga Lëvizja ,Vetëvendosje’.
“Asnjë parti politike nuk ka të drejtë të marrë ligjin në duart e veta. Ishte mënyrë e pajustifikuar për të shprehur mendimin, për të penguar lirinë e lëvizjes dhe tregtinë e lirë. Protesta e të shtunës ishte e papranueshme, andaj dua të theksoj se policia e Kosovës, sipas raporteve që kam marrë nga vendorët e ndërkombëtarët, është sjellë në mënyrë profesionale”, ka thënë Reeker.
Ka pasur raporte se ka pasur edhe sjellje të pahijshëm, por diplomati amerikan ka theksuar se Qeveria ka thënë se do të ketë hetime për këtë, dhe kjo është ajo që kërkohet sipas standardeve ndërkombëtare.
Duke komentuar pralajmrimin e ‘Vetëvendosjes’ për protesta më 22 janar, Reeker ka thënë se pret nga udhëheqësit politikë të përgjegjshëm të ndjekin rrugë të përgjegjshme.
Ai ka folur edhe për zhvillimet në veri të Kosovës, duke thënë se serbët bëjnë përpjekje të kota për shkëputje.
“Nuk mund të ketë ndryshim kufijsh, as ndarjesh as shkëmbim territoresh në këtë rajon. Serbët në jug të Kosovës janë integruar dhe janë qytetarë të një Kosove të lirë dhe demokratike. Edhe serbët e veriut do të integrohen në institucionet e Kosovës”, ka theksuar Reeker.
Reeker, ka dhënë një porosi për të gjithë qytetarët e Kosovës që të punohet për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike./ albinfo.ch &rtk/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?










