Lajme
BE-ja e mirëpret Kroacinë
Krerët më të lartë të Bashkimit Evropian përshëndetën rezultatin pozitiv të referendumit të së dielës në Kroaci, pro anëtarësimit. Tani nëse ratifikimi nga vendet anëtare vijon pa pengesa, Kroacia pritet të anëtarësohet në BE më 1 korrik të vitit 2013.
Në një komunikatë të përbashkët për shtyp, Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso thonë se një gjë e tillë “dërgon një sinjal të qartë ndaj gjithë rajonit dhe tregon se kurajo politike dhe reformat vendimtare e bëjnë të prekshëm anëtarësimin”.
Njësoj edhe Presidenti i sapozgjedhur i Parlamentit Evropian, Martin Schultz thotë se shembulli kroat i dërgon sinjale pozitive dhe inkurajuese të gjithë rajonit të Ballkanit, se kur ndiqen reformat, BE përgjigjet.
Ndërkohë që Këshilli i Ministrave të Jashtëm mirëpriti kolegen kroate Vesna Pusiç, e cila ulet për herë të parë në tryezën ku ndër të tjera, diskutohet edhe për Serbinë dhe Kosovën.
“Është një rezultat mjaft i pëlqyeshëm e do të jetë shumë kënaqësi që të kemi Ministrin e ri të Jashtëm të Kroacisë që do të ulet me ne në këtë Këshill të parë mbi çështjet e jashtme, duke iu bashkuar 27-shes. Megjithëse quhet statusi i vëzhguesit, unë shpresoj shumë të shoh Kroacinë në përparimin tonë dhe kjo është një kënaqësi e madhe”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton.
Kurse Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, William Hague e ka përgëzuar Kroacinë për referendumin, duke i quajtur rezultatet një lajm të mirë për Kroacinë dhe Evropën.
Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders tha se sa herë një vend përmbush kushtet për t’u bashkuar me BE-në, është diçka e mirë, e sidomos kur është nga rajoni i Ballkanit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











