Shqipëria
Euro rritet në javën e parë të janarit
Në javën e parë të vitit 2019 monedha euro ka rimarrë veten në këmbim me lekun shqiptar, pas një zhvlerësimi progresiv që pësoi në javët e fundit të muajit dhjetor 2018, në tregun e këmbimit valutor vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, e kundërta ka ndodhur me dollarin e cila këmbehet këtë fundjavë me 0,21 lekë më pak se ditën e enjte, shkruan albinfo.ch
Euro këmbehet sot me 123.51 lekë ose 0,08 lekë më shumë se një ditë më parë dhe dollari amerikan këmbehet me 108.33 lekë. Këtë fundjavë, edhe disa valuta të tjera si paundi britanik, dollari kanadez e korona suedeze, kanë fituar pikë në këmbim me lekun, ndërsa franga zvicerane është zhvlerësuar me 0,18 lekë.
Banka e Shqipërisë parashikon që gjatë vitit 2019, monedha europiane euro, të ketë një rritje kundrejt lekut, por kjo rritje do të jetë e moderuar e që do të vijojë të qëndrojë brenda pritshmërive të bankës qendrore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











