Të tjera
Lojërat “Tokyo 2020”, edhe 365 ditë nga starti
Festimet filluan në Tokio teksa nisi numërimi mbrapsht i 365 ditëve nga starti i eventit më të rëndësishëm sportiv, ‘Lojërat Olimpike’ të vitit 2020. Me rastin e këtyre festimeve, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar prezantoi zyrtarisht medaljet që do t’u shpërndahen sportistëve që do të zënë 3 vendet e para në çdo disiplinë sportive; të arta; të argjendta dhe të bronzta, përcjell albinfo.ch.
E veçanta e këtyre medaljeve që në total janë 5000 të tilla, është se ato janë krijuar nga smartphonët që nuk përdoreshin më të grumbulluara në gjithë Japoninë.
Atmosfera ishte fantastike në Tokio në këtë ditë festimesh ku nuk mungoi presidenti i IOC, Thomas Bach, i cili shfaqi aftësitë e tij në sportin e skermës teksa dueloi me një fëmijë.
Nuk mund të rrinte pa u përfshirë në këtë eveniment as kryeministri japonez, Shinzo Abe, që mori pjesë edhe në mbledhjen e IOC, madje hyrja e tij në sallë bëri xhiron e botës teksa Abe u pengua dhe për pak sa nuk ra në tokë.
Për Lojërat Olimpike të 2020 Tokio po shpenzon rreth 20 miliardë dollarë. Tashmë kanë përfunduar 5 nga 8 ambientet e reja sportive, ku do të mbahen garat, ndërkohë që Stadiumi Ndërkombëtar, tek i cili janë investuar 1.25 miliardë dollarë, është parashikuar të hapet në fund të këtij viti. Lojërat Olimpike të Tokios të vitit të ardhshëm do të nisin më 24 korrik dhe do të përfundojnë më 9 gusht.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












