Lajme
“Rritet” shkalla e papunësisë në Zvicër: nga 2.2% në 2.3%
Në fund të nëntorit në RAV kanë qenë në paraqitur si të papunë 106.300 veta ose për 4.6 për qind më shumë s në tetor
Shkalla e papunësisë në Zvicër gjatë nëntorit ka shënuar një ngritje, ndonëse simbolike, në krahasim me atë të një muaji më parë, tetorit. 2.3 për qind të zviceranëve të aftë për punë dhe të moshës për të punuar kanë qenë të paraqitur në qendrat regjionale për ndërmjetësim të punës (RAV), shkruan srf.ch.
Një muaj më parë kjo shkallë ishte 2.2 për qind. Por, e pastruar nga efektet sezonale, edhe në tetor, sipas Seco-s (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi), konsiderohet se shkalla e papunësisë ka qenë 2.3%.
Përkthyer në numra, në fund të nëntorit në RAV kanë qenë në paraqitur si të papunë 106.300 veta, bën të ditur Seco, transmeton albinfo.ch. Dhe ky numër është për 4.6 për qind më i madh se ai i regjistruar në tetor. Ndërkaq, në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë, numri i të papunëve të regjistruar ka rënë për 3.8 për qind.
Numri i të rinjve të papunë gjatë nëntorit ka mbetur praktikisht i njëjtë me atë të regjistruar në tetor. Por rritje të theksuar ka pasur numri i të papunëve të moshës 50 deri 64 vjeçare, pëercjell albinfo.ch. Te kjo kategori kemi një rritje prej 5 për qind të numrit të papunëve brenda një muaji.
Të theksojmë: shkalla e papunësisë e prezantuar në këtë njoftim u referohet shifrave të personave të regjistruar si të papunë në RAV. Ata konsiderohen si të papunë të cilët janë në asistencë: duhet të kërkojnë punë intensivisht dhe për këtë marrin për një periudhë të caktuar 70 deri 80% të pagës që kanë marrë kur kanë punuar.
E matur sipas kritereve tjera, që zakonisht përdoren në BE, shkalla e papunësisë në Zvicër është dukshëm më e lartë se kjo, shrkuan albinfo.ch Llogaritur mbi kriteret tjera, të papunësisë efektive, shkalla e papunësisë në Zvicër del mbi 5 për qind.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg











