Koronavirusi: çast pas çasti
Lista e BE-së: Pranohen vetëm 14 shtete, mbeten jashtë shqiptarët
Bashkimi Evropian i cilëson këto vende si të sigurta
Bashkimi Europian ka emërtuar 14 vende, shtetasit e të cilëve konsiderohen “të sigurt” për t’u lejuar lëvizjen nga 1 korriku. Në këtë listë të përjashtuara janë SHBA, Brazili dhe Kina, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
BE është e gatshme të shtojë Kinën nëse qeveria kineze ofron një marrëveshje reciproke për udhëtarët e BE-së, thonë diplomatët.
Shumë kontrolle kufitare janë hequr për qytetarët e BE që udhëtojnë brenda bllokut. Rregullat për udhëtarët e Mbretërsë së Bashkuar janë pjesë e negociatave aktuale të Brexit.
Por shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar do të trajtohen në të njëjtën mënyrë si qytetarët e BE-së deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit më 31 dhjetor, thotë Komisioni i BE-së, përcjellë albinfo.ch.
Kështu që gjatë kësaj periudhe shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarët e familjeve të tyre janë të përjashtuar nga kufizimi i përkohshëm i Udhëtimit të BE-së.
Vendet në listën e tanishme “të sigurt”,të cilat me gjasë do të ndryshohen, janë: Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.
Vendet e BE-së në zonën 26-anëtarëshe të Shengenit normalisht lejojnë vendkalimet kufitare pa pasaporta për qytetarët e BE-së, por autoritetet kombëtare kanë riimpozuar kufizime në këtë krizë.
Mbretëria e Bashkuar aktualisht është duke negociuar “ura ajrore” të përkohshme me disa shtete anëtare të BE-së, në mënyrë që koronavirusi të mos bllokojë plotësisht pushimet verore – sezoni më i ngarkuar në Evropë për turizmin, i cili punëson miliona njerëz.
Procedura e BE për të zyrtarizuar listën, dhe kriteret me të cilat vendet gjykohen të sigurta apo jo, do të përfundojnë deri në mesditën e së martës.
Një shumicë e kualifikuar e vendeve të BE-së – të paktën 55% e vendeve të BE-së, që përfaqësojnë 65% të popullsisë së BE – janë regjistruar në listë.
Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vendet tjera kanë mbetur jashtë, për të paktën edhe dy javë. /albinfo.ch/
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













