Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania rrit pagat në shumë fusha, deri në 600 euro për këtë kategori
Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje me sindikatat në sektorin publik për rritjen e pagave. Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë 2.3 milionë punëtorë në administratën lokale dhe atë federale. Pagat më të ulëta do të rritën për 4.5%, ndërsa ato më të larta për 3.2%.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë shumë punëtorët shëndetësorë, ngase parashihet 600 euro rritje të pagash për punëtorët e kësaj kategorie, shkruan Indeksonline.
Po ashtu, rritje të kënaqshme pagash, do të ketë për punonjësit në shtëpi pleqsh. Fonde shtesë janë paraparë edhe për infermierët.
Sipas përfaqësuesve të sindikatës, punonjësit në sektorin shëndetësor veçanërisht meritojnë një rritje për shkak të rolit të tyre kryesor në luftën kundër pandemisë.
Banka Qendrore Evropiane po monitoron nga afër bisedimet për rritjen e pagave në Gjermani, në mënyrë që ajo të mos rrezikojë potencialisht objektivin e inflacionit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Vetëvendosje siguron edhe deputetin e 52-të nga votat e diasporës Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të përditësuara në... -
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Zvicër
-
Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër Zvicra ka hedhur poshtë iniciativën “Jo 10-milionë Zvicra”, e cila synonte kufizimin e rritjes së popullsisë... -
SBB i ripërdor vagonët e vjetër: nga trenat e vjetër në fasada dhe mobilie -
Komunat e Gjenevës apelojnë ligjin për ndalimin e rrobave të banjës mbuluese -
Paralajmërohen temperatura deri në 38 gradë: A do të thyhet rekordi i nxehtësisë për qershorin? -
Krimet e të miturve dhe shkeljet rrugore në rritje












