Lajme
OBSH pret vendimin për vaksinat kineze
Organizata Botërore e Shëndetësisë do të vendosë në fund të këtij muaji ose në maj për listat e përdorimit urgjent për vaksinat COVID-19 nga Sinopharm dhe Sinovac pas një shqyrtimi të zgjeruar, tha të enjten një zyrtar i rajonit evropian nga OBSH.
“Ne jemi në kontakt me ta për të rishikuar dosjet që janë dorëzuar nga të dy prodhuesit e vaksinave”, tha eksperti i vaksinimit i OBSH-Evropë, Siddhartha Datta, në një konferencë virtuale për shtyp.
“Ne do të dëgjojmë për një vendim mbi listën e përdorimit emergjent në prill ose në fillim të majit”.
Një panel i OBSH-së në fazat e fundit të rishikimit të vaksinave kineze ka thënë se një vendim për të paktën një mund të vijë më 26 prill, ndërsa një takim i dytë është planifikuar për 3 maj, nëse duhet më shumë kohë për të marrë një vendim për të dy vaksinat, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













