Kosova
Kosovë: Qytetarët, të shqetësuar pas rritjes së çmimit të faturave të energjisë elektrike
Qytetarët në Kosovë janë shprehur të shqetësuar pas rritjes prej 15% të çmimit të faturave të energjisë elektrike. Ata thonë se shtrenjtimi i energjisë elektrike mund të çojë edhe në rritjen e çmimeve të artikujve të përditshëm që edhe ashtu vlerësohen të larta. “Normalisht që e kam marrë me shqetësim, nuk e di se si do t’ ia dalim këtyre shtrenjtimeve, nuk është në pyetje vetëm rryma por janë në pyetje të gjitha se ato po lidhen njëra pas tjetrës. Nëse do të na rritnin rrogat, pensionet e të gjitha sikur rrymën e gjërat e tjera, ndoshta do të mund ta përballonim disi, por këto ngriti e ato jo a thua mendon dikush për ne se çfarë të bëjmë, kujt t’i ankohemi, kot se ankesat nuk po na vlejnë. Pensioner jam, me një pension 180 euro çfarë të bëjmë, ato nuk më dalin vetëm për ilaçe e lëre të tjerat”, thotë Shani Shehu, banor i Prishtinës, për Zërin e Amerikës, përcjell albinfo.ch.
“Para një viti po i bjen domethënë në 2022-ën e kanë shtrenjtuar edhe ajo ka qenë e papërballueshme e tash është edhe më shumë, çfarë të bëjmë, rroga të vogla, pensionistët me 100 euro si ta përballojnë ata? Këtu ka varfëri të madhe, njerëzit e rinj po ikin për shkak të ekonomisë së dobët për të jetuar më mirë në Evropë e nëpër botë”, është shprehur një tjetër banor. “Po habitem me ZRRE-në e cila e di gjendjen tonë sepse është organizatë vendore në bashkëpunim me KEDS-in, ata sipas mendimit tim nuk po veprojnë racionalisht, po besojnë në supozime e jo në gjendjen reale. Kështu që shtrenjtimi i rrymës jo vetëm se do të sjellë vështirësi vetë si shtrenjtim, por do të shtrenjtojë edhe artikuj të tjerë, sepse gati çdo element, çdo artikull që e blejmë lidhet edhe me rrymën”, thotë Izet Zhuja për Zërin e Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, gjendja vështirësohet edhe më shumë për pensionerët. “E kam të vështirë të menaxhoj sepse e kam një pension të ulët, pensionet nuk po rriten, këta për popull nuk punojnë, çmimet shkojnë lart, problem i madh. Duhet të mendojnë për këtë popull, sepse populli është në varfëri të madhe”, thotë Agim Mjeku, banor i Prishtinës, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, tha të enjten se vendimi është marrë për të siguruar furnizim me energji elektrike 24 orë përgjatë vitit. “Ne kemi mundur këtë rritje ta shmangim, por do të duhej të shkonim në reduktime e reduktimet janë kosto më e madhe për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, prandaj ne kërkojmë mirëkuptimin e tyre që kjo rritje ka qenë e detyrueshme për të mos pasur ndërprerje të energjisë elektrike, por të kemi furnizim me energji elektrike 24 orë”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













