Kosova
Kosovë: Rritja e tarifave të energjisë elektrike pritet të rritë çmimet tjera
Me shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë po pritet edhe shtrenjtimi i produkteve të tjera ushqimore. Për familjen 4-anëtarëshe Makovci nga Millosheva – Komuna e Obiliqit – një rritje e re e çmimeve të produkteve do të ishte vështirë e përballueshme.“Nuk e di si do t’ia bënim… Do të blejmë gjëra më pak. Edhe ashtu janë shtrenjtë”, thotë kryefamiljarja Sherifja për Radion Evropa e Lirë, përcjellë albinfo.ch.
Të ardhurat mujore nuk kalojnë mbi 400 euro, pasi i punësuar është vetëm djali i saj i cili është shofer taksie. “Nëse para më shumë se një viti me 100 euro kam blerë disa nga produktet për një muaj… tani ato janë dyfish më shtrenjtë. Me shumë vështirësi e mbyllim muajin. Kemi shpenzime jo vetëm për ushqime, por edhe për rrymën, ujin, mbeturinat e të tjera”, shprehet ajo, përcjellë albinfo.ch.
Kosova e ka mbyllur vitin 2022 me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind. Por, një rritje të re të çmimeve janë duke e paralajmëruar përfaqësuesit e bizneseve dhe pronarët e kompanive prodhuese për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Nga 1 prilli, në Kosovë kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike me rritje prej 15.4% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
E-Diaspora
-
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët Vendimi do të jetë në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, për të lehtësuar... -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër













