Kosova
Paralajmërim për shkarkimin e ekipit menaxhues për hartimin e draftit të Asociacionit
Të martën, më 2 maj, në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në këtë takim pritet të diskutohet e të prezantohet drafti i statutit të Asociacionit të Komunave me shumicsë serbe, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta ndryshojë përbërjen e ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse vazhdon të mos përgjigjet në kërkesat për raportim, shkruan koha.net.
Në anën tjetër, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, thotë se është e patolerueshme sjellja e anëtarëve të këtij ekipi që vite më parë është emëruar nga Qeveria. “Neve nuk na pëlqen sjellja e tyre deri në këtë moment, pasi që nuk është dashur as të pritet që t’i ftojmë ne, e ata të raportojnë. Është dashur të raportojnë. Por nuk ka ndodhur ndonjë raportim më herët, e as nuk i janë përgjigjur deri më tash thirrjes për takim dhe në gjykimin tonë, nuk është sjellje e tolerueshme. Ne do t’ua bëjmë edhe një ftesë për takim dhe nëse nuk na përgjigjen, atëherë me të njëjtin autorizim, siç janë emëruar këta persona në ekip menaxhues, do të thotë do të ndryshohen”, ka deklaruar Vokrri për koha.net.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër Pas një freskimi të shkurtër, Zvicra pritet të përballet sërish me temperatura shumë të larta. Meteorologët... -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën












