Kosova
Serbët falënderojnë kosovarët për solidarizimin e tyre me viktimat e fundit në Serbi
Të mërkurën më 3 maj, nxënësi i shkollës “Vladislav Ribnikar” në Beograd, Kosta K. la të vdekur 9 persona, mes tyre 8 bashkëmoshatarë dhe një roje sigurie, kur hapi zjarr ndaj tyre në ambientet e shkollës, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja bëri bujë në mbarë botën, ndërsa edhe në Kosovë krerë shtetërorë shprehën ngushëllime për familjet e të prekurve.
Veç ngushëllimeve, Organizatorët e Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!” dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, të enjten në mbrëmje kanë ndezur qirinj për viktimat e sulmit të së mërkurës.
E përdorues serbë të Twitterit kanë falënderuar Kosovën për këtë gjest.
“Faleminderit Prishtinë, Faleminderit Kosovë”, shkruan Ivan Videnoviq, profesor i asociuar në Universitetin e Beogradit.
Hvala Priština, hvala Kosovo!
🇽🇰🫂🇷🇸 https://t.co/2HWhXbFW30— Ivan Videnovic (@i_videnovic) May 4, 2023
Edhe qytetarja tjetër serbe, me emrin Biljana, ka falënderuar vendin tonë për solidarizim me viktimat e sulmit të tmerrshëm në shkollën serbe.
Një tjetër përdorues me emër serb ka postuar dy fotografi nga dje në dy kryeqytetet – Prishtinë dhe Beograd.
Pristina veceras 💔 Hvala vam, komsije ❤️ pic.twitter.com/G7M4HT8gOR
— Biljana (@biljanicaaa) May 4, 2023
“Prishtina dhe Beogradi”, shkroi ai, teksa postoi foton e qendrës së Prishtinës ku qytetarët ndiznin qirinj për viktimat serbe, dhe tjetrën të tifozëve serbë në Beograd gjatë ndeshjes mes Partizanit dhe Real Madridit në Basketboll në kuadër të Europa Ligës.
Ngjashëm me këtë të fundit pati edhe reagime tjera nga opinioni në Serbi, duke kritikuar pjesëmarrjen masive të serbëve në këtë ndeshje, ndonëse ishte ditë zie.
Ndërkaq, komentuesit në vendin tonë ishin në masë kundër ndezjes së qirinjve për fëmijët e vrarë serbë në Beograd.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave Qeveria federale e Zvicrës ka mbështetur një propozim për ashpërsimin e dënimeve ndaj vjedhjes së biçikletave... -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta -
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës












