Kosova
Shpërthim pranë policisë në Mitrovicë të Veriut
Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut.
Sipas njoftimeve të para është demtuar një veturë dhe një shtyllë elektrike.
Për Koha.net, policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës.
“Sot pak para orës 03:00 në mëngjes në rrugën ‘Kral Petar’ në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një shpërthim. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se një shtyllë elektrike dhe një veturë janë dëmtuar”, ka thënë ai, Veton Elshani, drejtor i policisë në Veri, përcjellë albinfo.ch.
Për këtë sulm shefi i kabinetit të Presidentës, Blerim Vela thotë se ishte një sulm kriminal nga strukturat ilegale në Veri.
“Një tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e Veriut. Strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Ky duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave ilegale të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, i cili do të vazhdojë”, ka shkruar ai, përcjellë albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër Pas një freskimi të shkurtër, Zvicra pritet të përballet sërish me temperatura shumë të larta. Meteorologët... -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën













