Kosova
Power: Marrëveshja për themelimin e Asociacionit duhet të zbatohet
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, ka përsëritur kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Power tha se AKS duhet t’u përmbahet parimeve që i kanë paraqitur këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjellë albinfo.ch.
“Normalizimi do të jetë shumë i mirë dhe dobishëm edhe për biznesin. Kemi pasur diskutime edhe për urgjencën e krijimit të Asociacionit, por edhe zbatimit të plotë të gjitha aspekteve të marrëveshjes. Po ashtu kemi shpresë që palët do të kalojnë në fazën e ardhshme të dialogut me propozime specifike. Ne e kemi bërë shumë të qartë nëpërmjet zotëri Cholletit dhe Escobarit se cilat janë parimet dhe po ashtu besojmë se çdo asociacion do t’iu përmbahet atyre kushteve”, u shpreh ajo.
Mes tjerash, Power tha se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Gjithmonë ka qenë pozicioni i Shteteve të Bashkuara që ky proces duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe ky mbetet qëndrimi ynë. Por tani fokusi ynë është në rëndësinë e Asociacionit dhe rëndësinë që serbët e Kosovës të kthehen në institucionet e Kosovës sa më parë që të jetë e mundur”, deklaroi ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike... -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë












