Kosova
Kurti: Komunat do të kenë 200 milionë euro më shumë gjatë vitit 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryetarët e komunave, ku kanë diskuar për nivelin lokal dhe për iniciativat e Qeverisë.
Kurti gjatë fjalimit të tij tha se për herë të parë në takim po marrin pjesë edhe kryetarët e komunave veriore, teksa shtoi se në këto takime ka më së shumti përfaqësues të qytetarëve, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
“Takimet koordinuese të nivelit qendror dhe atij lokal janë takimet ku ka më së shumti përfaqësues të qytetarëve, e rrjedhimisht edhe temat që trajtohen janë të dobishme dhe kanë në fokus përmirësimin e jetës së qytetarëve”, theksoi ai.
Kryeministri shtoi tutje se lajm i mirë është se buxheti për komuna për vitin 2024 është rritur.
“Buxheti i përgjithshëm komunal arrin vlerën 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për komuna gjatë kësaj qeverie, sesa në qeverisjet e kaluara”, tha ndër tjera ai.
Kurti tha se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror, por edhe financat që pritet të konkretizohen mes bashkëpunimit të tyre.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike... -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë











