Kosova
Kur do të hapet ura mbi lumin Ibër?
Ministri Elbert Krasniqi ka thënë se vendimi është duke u trajtuar nga ministria e tij.
Urat janë ato që i bashkojnë vendet, por kështu nuk ndodhë me urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Tash e gati një çerekshekulli, kjo urë e ka ndarë përgjysmë Mitrovicën. Ura është e bllokuar pët qarkullimin e automjeteve.
Për mundësinë e hapjes së saj, ka folur sot ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, raporton Albinfo.ch.
Në një paraqitje para gazetarëve, ministri Krasniqi ka thënë se vendimi është duke u trajtuar nga ministria e tij.
“Vendimi është marrë në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, është aktualisht në ministrinë tonë në trajtim e sipër kurdo që përfundon vlerësimi i ligjshmërisë se aktit dhe do ta dërgojmë në instancat tjera”, u shpreh ministri Krasniqi.
Ai i bëri këto komente pas përfundimit të takimit mes përfaqësuesve të qeverisë dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike... -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë













