Kosova
Sondazhi: 79% e kosovarëve nuk duan koncesione me Serbinë
Qytetarët e Kosovës nuk duan koncesione me Serbinë. Një rezultat i tillë ka dalë nga një sondazh mbarëkombëtar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Qytetarët janë pyetur nëse duhet t’i bëhet ndonjë koncesion Serbisë për ta marrë njohjen e pavarësisë nga ajo.
Të pyetur se çfarë koncesione do të duhej të bëjë Kosova për njohjen e Serbisë, 79% e qytetarëve kanë thënë se s’duhet të bëhet asnjë koncesion i vetëm.
Ndërkohë, vetëm 5% e qytetarëve kanë thënë që për njohjen e Serbisë ia vlen të themelohet edhe Asociacioni njëetnik për komunat serbe, transmeton Express, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës tashmë është futur në negociata dhe ka pranuar të diskutojë për formën e Asociacionit për komunat me shumicë serbe, ndërkohë që Serbia është e vendosur për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti e ka përsëritur disa herë që nuk do ta lejojë një Asociacion me kompetenca ekzekutive e as me karakter njëetnik, megjithatë një tip i pajtueshëm Asociacioni për të dyja shtetet nuk është gjetur deri më sot./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike... -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë














