Kosova
Hyjnë në fuqi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit
Nga sot në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit
Mësohet se nga sot në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë hyjnë në fuqi tri marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor, në kuadër të Procesit të Berlinit, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se marrëveshjet që kanë hyrë sot në fuqi ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, janë:
Marrëveshja për lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor me letërnjoftime,
Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe
Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.
“Lëvizja e lirë e personave vetëm me letërnjoftime brenda Ballkanit Perëndimor, lëvizshmëria e studentëve, profesorëve dhe punonjësve akademikë, ndërsa procedurat e njohjes shkurtohen nga disa muaj në dy javë dhe pa shpenzime”, ka njoftuar Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Osmani ka thënë se marrëveshjet paraqesin hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për t’u ofruar qytetarëve lirinë e lëvizjes dhe integrimit, si kusht për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, si rruga më e sigurt dhe më e shpejtë drejt qëllimit tonë të përbashkët – anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër











