Kosova
Kriza në veri largon investitorët
Kur paraqiten incidente në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, paraqiten edhe shqetësime te partnerët ndërkombëtarë të kompanisë së teknologjisë së informacionit ‘Anchorzup’, në Prishtinë.
Kompani kjo që ofron shërbime për tregun ndërkombëtar, përfshirë zhvillimin e softuerëve, ueb-faqeve, shërbime marketingu dhe shitjeje, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Jeta Zagragja, themeluese dhe kryeshefe ekzekutive në kompani, tregon se pas çdo trazire apo përshkallëzim të situatës në veri, klientët nga shtetet evropiane dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin shqetësime për mundësinë e rrezikimit të investimeve të tyre, përcjell albinfo.ch.
“Interesohen në qoftë se duhet ndërprerë edhe bashkëpunimin. Gjithsesi paraqitet si jostabilitet i përgjithshëm në vend. Kemi pasur ankesa të tilla. Por, ne gjithmonë kemi arritur t’u tregojmë se (në veri të Kosovës) është një situatë më e izoluar, siç mund të ndodhë edhe në shtete të tjera të Evropës dhe botës dhe nuk afekton pjesën tjetër”, thotë ajo.
Sipas Zagragjës, këto tensione rrisin hezitimin edhe te partnerët që janë në negociata për bashkëpunim.
“Megjithatë, ne ende nuk e dimë si mund të afektojë kjo situatë tek investimet që ende nuk i kemi marrë. Me klientët që jemi duke punuar i kemi bindur, sepse ata kanë qenë këtu (në Kosovë), kemi folur drejtpërdrejt, por të tjerët mund të shqetësohen dhe të largohen”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të sillte përfitime për komunitetin e biznesit dhe rritjen e investimeve të huaja.
“Çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve kanë krijuar një mjedis të paqëndrueshëm që është dekurajues për bizneset e huaja të investojnë në Kosovë, pasi investitorët hezitojnë të investojnë paratë e tyre në një vend me një nivel të lartë të pasigurisë politike, i cili rrit rreziqet që lidhen me investimet e tyre”, thuhet në një komunikatë të kësaj ode më 16 maj.
Tensionet në veri u rritën, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër












