Kosova
Çfarë duhet të dinë mërgimtarët nga miratimi i Projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës
Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryetrarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancën e djeshme ka miratuar Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Pro këtij projektligji votuan 86 deputetë, derisa nuk pati asnjë votë kundër dhe vetëm 1 abstenim.
E për këtë projektligj i cili sjell disa risi për mënyrën e votimit për mërgatën, por edhe votën preferenciale e ndryshime të tjera, shprehën konsensus të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës.
Kurti: Ligji i jep fund padrejtësisë që u është bërë mërgimtarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se me projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës po i jepet fund një padrejtësie të madhe që i është bërë ndër vite mërgatës.
“Ligji i ri për zgjedhjet do t’i japë fund padrejtësisë së gjatë që u është bërë të gjithë mërgimtarëve shtetasve të Kosovës, lidhja e tyre e fuqishme me vendin e vet, kontributi i tyre i pamohueshëm në çdo kohë e në çdo rrethanë e bënë edhe më të domosdoshme nevojën që ata të jenë sa më shumë pjesë aktive e vendimmarrjes në atdheun e tyre”, ka theksuar ai.
“Ndër çështjet më të rëndësishme, të cilat rregullohen me këtë projektligj janë regjistrimi i votuesve jashtë vendit, mënyra e votimit jashtë vendit e drejta e votës, numërimi i votave të fletëvotimeve të kandidatëve të subjekteve politike dhe mbështetja financiare shtesë për partitë, të cilat krijojnë hapësirë për numër më të madh të deputeteve gra sa është kuota e përcaktuar. Projektligji i ri e parasheh regjistrimin online përmes një platforme që do ta krijojë KQZ në mënyrë që votuesit nga mërgata të mos kenë nevojë të dërgojnë dokumente të shumta qoftë përmes e-mail apo përmes postës. Me platformën e regjistrimit online synohet të zvogëlohen barrierat teknike e procedurale, por edhe të ulet kostoja dhe të rritet efikasiteti”, ka thënë Kurti.
Kurti është shprehur se përmes projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovës e drejta e votës iu takon vetëm atyre që janë të pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës.
“Me këtë ligj të ri mërgata do t’i ketë tri mënyra të votimit. E para votimi fizikisht në ambasada e konsullata, e dyta votimi i dërguar me postë të brendshme në adresë të ambasadës dhe e treta mënyra e vjetër duke i dërguar ato në adresë të KQZ. Me ligjin e ri e drejta e votës iu takon vetëm atyre që janë të regjistruar në regjistrin civil respektivisht ata që janë të pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës. me këtë projektligj ruhet shpejtësia numërimit të votave për partitë politike si dhe shpallja e rezultateve disa orë pas mbylljes së vendvotimeve. Por, projektligji gjithashtu adreson shkakun kryesor të rinumërimeve, duke bartur numërimin e votave për kandidatët në qendrat komunale të numërimeve përmes një procesi transparent gjë që mundëson certifikim më të shpejt të rezultateve zgjedhore”, është shprehur Kurti.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?














