Kosova
Presidentja e PE-së: Situata në veri duhet të shtensionohet
Së fundmi, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrakoviq, ka bërë thirrje për shtensionim e situatës mes Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur shqetësimin e saj për dhunën që po shfaqet në rajon.
“Parlamenti Evropian ka bërë thirrje qysh prej se i kemi parë tensionet mes Kosovës e Serbisë për shtensionim. Nuk ka fjalë tjetër që mund të përdoret, shtensionimi duhet të ndodhë. Nuk mund të përballojmë të shohim më shumë dhunë, në një kohë kur kontinenti ynë është aq i cenueshëm dhe situata është e paqëndrueshme”, tha Metsola.
Po ashtu, ajo shtoi se jo vetëm Parlamenti Evropian, por edhe institucionet e tjera të Bashkimit Evropian kanë pasur një qëndrim të qartë në lidhje me këtë çështje.
Gjithashtu, ajo tha se edhe Kroacia mund të tregojë shembuj pozitivë, duke qenë proaktive në thirrjet për deeskalim dhe qetësim.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













