Kosova
Kompanitë nga Kosova prezantohen në “COLLISION 2023” në Kanada
Mësohet se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive nga Kosova në konferencën/panairin “COLLISION 2023”, që po mbahet në Toronto të Kanadasë nga data 26 qershor, përcjell albinfo.ch.
Kompanitë kosovare prezente në hapjen zyrtare të konferencës janë: Banaku, Kreahub, Tactíca, LinkPlus IT, Appbites, Tenton dhe Polymaths. Ato janë duke i promovuar shërbimet që i ofrojnë në lëmin e teknologjisë informative, njëherësh po zhvillojnë kontakte me pjesëmarrës dhe partnerë potencialë me qëllim të krijimit të bashkëpunimit dhe rritjes së shërbimeve në sektorin e TIK-ut.
Për kompanitë nga Kosova, MINT-KIESA ka siguruar hapësirën ekspozuese prej 24 m2 dhe një ekspozim në hollin kryesor, ku janë të sistemuara edhe kompanitë e vendeve më të zhvilluara në botë.
Të pranishëm në këtë panair janë edhe zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, z. Mentor Arifaj dhe U.d. Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, z. Zef Dedaj.
Shtandi ku janë duke prezantuar kompanitë nga Kosova është vizituar edhe nga konsulli i Kosovës në Kanada, z. Kadri Dakaj.
Shtandi i Kosovës që gjendet në Hall B me numër E261, po frekuentohet nga vizitorë dhe pjesëmarrës të shumtë, të cilët po shprehin interesim për atë se çka ofrojnë kompanitë tona në fushën e IT-së.
“COLLISION2023” njihet si një ndër organizimet më të mëdha në botë, i dedikuar ekskluzivisht për sektorin e TIK-ut.
Kanadaja është një ndër partnerët strategjikë të Kosovës, si në fushën e Investimeve të Huaja Direkte (IHD), ashtu edhe në fushën e shkëmbimeve tregtare.
Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, IHD-të nga Kanada gjatë vitit 2021 kanë qenë 8.8 milionë euro, ndërsa në vitin 2022 ka pasur rritje duke arritur në shumën prej 17.8 milionë euro.
Eksportet e shërbimeve nga Kosova po ashtu kanë shënuar një rritje të konsiderueshme. Derisa në vitin 2021 ishin në vlerë prej 1.9 miliardë euro, në vitin 2022 eksportet kapën shifrën prej 2.5 miliardë euro.
Trendi i rritjes po vazhdon edhe në TM1 të vitit 2023, ku vlera e eksportit të shërbimeve është 494 milionë euro.
Eksporti i shërbimeve për sektorin e IT-së, sektor ky që është në fokus të përkrahjes dhe promovimit, në vitin 2021 ka eksportuar shërbime në vlerë prej 98.8 milionë euro; në vitin 2022 ka eksportuar shërbime në vlerë 210.1 milionë euro, ndërsa vetëm në TM1 të vitit 2023, vlera e shërbimeve në sektorin e IT-së ka arritur në 57.9 milionë euro.
“COLLISION 2023” është i hapur deri më 30 qershor.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit











