Kosova
Abdixhiku: Kurti, fajtor për sanksionet, duhet rrugë e re pa të
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
“Pezullim i fondeve të BE-së; Pezullim i MSA-së, Pezullim i takimeve të nivelit të lartë, Pezullim i vizitave bilaterale. Sanksione Kosovës, avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n; Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta. Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi”, ka shkruar Abdixhiku, përcjell albinfo.ch.
Tutje, kreu i LDK-së thotë që Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht dhe se Serbia ka shumë përkrahje.
Abdixhiku ditë më parë bëri thirrje për rrugë të re, duke paralajmëruar takime me akterë të shoqërisë për të ndërtuar “rrugën e vërtetë, pa Kurtin”.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? Sipas parashikimeve të World Meteorological Organization, fenomeni klimatik El Niño mund të shfaqet në mesin e... -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi













