Kosova
Pritet fluks i madh i qytetarëve në aeroportin e Prishtinës
Rreth 1.5 milionë udhëtarë kanë frekuentuar aeroportin e Prishtinës që nga fillimi i vitit.
“Vetëm gjashtëmujorin e parë kemi diku 1.5 udhëtarë të proceduar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, për momentin kemi kapacitete të mjaftueshme deri në 4 milionë udhëtarë pothuajse. Vitin e kaluar kemi pasur afro 3 milionë udhëtarë, ndërsa këtë vit presim që ta tejkalojmë këtë numër. Ndërkaq me zgjerimin e terminalit do të kemi kapacitete deri më 5 milionë udhëtarë”, tha Valentina Gara, zëdhënëse në ANP, për “IndeksOnline”.
Sipas saj, numri më i madh i udhëtarëve vinë si zakonisht nga shtet evropiane, si Zvicra, pasohet nga Gjermania, Austria dhe vende të tjera, duke bërë që të rriten edhe kapacitetet në aeroport.
“Do ta zgjerojmë rreth 1 mijë e 260 metra përafërsisht, po ashtu kemi filluar të shtojmë edhe urat lidhëse të terminalit me aeroplan, nga 8 ura do t’i shtojmë edhe 4 të tjera. Prandaj, do të jemi të gatshëm të presim numrin e udhëtarëve”, tha Gara, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Tesla godet një automjet policie, duke shkaktuar dëme prej 100,000 frangash Mjeti i policisë u ndalua me dritat ndezur pas një aksidenti tjetër në autostradë. Do të... -
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër











