Kosova
Deputetja britanike nuk e pranon “Bosnjëzimin e Kosovës”
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, është shprehur e revoltuar me BE-në për masat ndaj Kosovës
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka thënë se armët po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë, sipas saj, këta persona duhet të hetohen nga kush po financohen dhe kush po i organizaon, përcjell albinfo.ch.
Kearns ka thënë për mediat e Kosovës se në takimin me kryeministrin Kurti ka folur për hapat e mëtutjeshëm për deeskalim të siutatës në veri të Kosovës, ajo ka theksuar se Beogradi nuk është i interesuar për shtensionim të situatës, ndërkaq ka shtuar se nuk e pranon, siç ka thënë “Bosnjëzimin e Kosovës” dhe se është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
“Kosova është e rëndësishme, mbrojtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë është e rëndësishme. Unë jam shumë e shqetësuar kur i shoh njerëzit që nuk po angazhohen me gjithë zemër ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për të depërshkallëzuar situatën gjatë muajve të fundit. Ka pasur shumë ndërhyrje të jashtmej në veri të Kosovës që vijnë nga Beogradi. Dhe patjetër çka duhet të bëjmë është të depërshkallzojmë situatën. Ajo çka dua të shoh nga qeveria e Kosovës është përkushtimi për të përkrahur serbët e Kosovës. Dhe, siç e dimë, për shembull, ata kanë ndihmuar në rindërtimin e kishave të serbëve të Kosovës. Por, dua të shoh më shumë përpjekje, duke parë se çka mund të bëhet për të përkrahur këtë komunitet. Dhe, dua që Beogradi të ndalojë antagonizmin në raport me veriun e Kosovës dhe të fokusohen në kufijtë e tyre në vend që të mos shkaktojnë probleme brenda Kosovës”, tha ajo për Rtv21.
Alicia Kearns: Prej bisedave të mia me Qeverinë e Kosovës, ata janë absolutisht të përkushtuar për sundimin e ligjit, ata janë aleat demokratikë, ata po punojnë shumë të mbrrijnë standardet për antarësim në Evropë dhe NATO. Këta janë partnerë që ne duhet të punojmë me ta. Pra, po, gjithmonë do të ketë biseda të vështira dhe unë mund të bëj biseda të vështira me Kryeministrin Kurti, sepse ne jemi aleatë dhe ai e respekton sundimin e ligjit. Dhe kjo është ajo që ne duam, të jemi në gjendje të kemi diskutime të vështira me të gjithë partnerët në bazë të sundimit të ligjit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta










